Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bregu i Fildishtë kërkoi “huazimin” e trajnerit, dështoi

Nikoqiri i Kupës së Afrikës, Bregu i Fildishtë, ka dështuar që ta sjellë në formë “huazimi” përzgjedhësin Herve Renard, nga ekipi përfaqësues i futbollisteve të Francës.

Renardi udhëhoqi Bregun e Fildishtë në triumfin e Kupës së Afrikës në vitin 2015.

I kërkoi sërish shërbimet e tij pasi e shkarkoi përzgjedhësin Jean-Louis Gasset të mërkurën.

Megjithatë, bisedimet me Federatën e Futbollit të Francës për huazimin e mundshëm të Renardit, kanë dështuar të enjten mbrëma.

“Negociatat nuk janë mbyllur me sukses. Do ta doja rikthimin, por fati nuk deshi që të kthehem”, ka thënë 55-vjeçari Renard për “Canal Plus”.

Edhe Bregu i Fildishtë shkarkon përzgjedhësin Sport Bregu i Fildishtë shkarkon përzgjedhësin

Bregu i Fildishtë dështoi ta siguronte kualifikimin direkt në fazën nokaut pas disfatës 4:0 nga Guinea Ekuatoriale në ndeshjen e fundit të grupit të hënën.

Megjithatë, u kualifikua tutje si një prej katër skuadrave më të mira të vendit të tretë.

Bregu i Fildishtë e siguroi kalimin në fazën nokaut të mërkurën, pas shkarkimit të Gassetit.

Kjo u arrit pas fitores së Marokut ndaj Zambisë.

Edhe Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Afrikës për herë të tretë Sport Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Afrikës për herë të tretë

Përzgjedhësi i përkohshëm, Emerse Fae, pritet ta drejtojë ekipin për ndeshjet e mbetura.

Të hënën, Bregu i Fildishtë luan kundër Senegalit.