Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Petkoviq pritet të bëhet seleksionues i Algjerisë

Ish-seleksionuesi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, mund të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Algjerisë, raporton “Foot Mercato” të hënën.

60-vjeçari është pa angazhim nga shkurti i vitit 2022.

Petkoviq së fundi e drejtoi Bordeauxin, ndërsa nga viti 2014 deri në vitin 2021 drejtoi përfaqësuesen helvetike. Algjeria është në kërkim të suksesit, pasi dështoi në Kupën e Afrikës. Algjerianët nuk u kualifikuan në dy turnetë e fundit të Kupës së Botës, në Rusi dhe Katar. Suksesin më të madh e kanë në vitin 2014, kur siguruan fazën nokaut.

Artikuj të ngjashëm