Albin Tahiri i ka përfunduar të dyja lëshimet në Tarvisio të Italisë të shtunën gjatë ditës.
Megjithatë, skitari më i mirë i Kosovës, nuk mbeti i kënaqur me rezultatin e arritur.
Me rezultatin e të dyja lëshimeve në disiplinën Super-G, Tahiri zuri vendin e 25-të nga 70 garues sa e kompletuan garën në Itali.
Ai arriti në finish me kohën 1 minutë, 12 sekonda e 39 të qindtat nga të dyja lëshimet.
“I pata dy gara në Super-G në Tarvisio të Italisë. Në garën e parë bëra 77.86 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë dhe përfundova në vendin e 20-të. Ky është rezultat nën kriterin e kërkuar për Olimpiadë. Në garën e dytë bëra një gabim dhe përfundova në vendin e 25-të me 87.32 pikë të FIS-it. Kjo do të thotë se e kam një nga dy rezultate të nevojshme për Super-G”, ka thënë Tahiri për KOHËN të shtunën.
Tahiri së fundmi e fitoi normën olimpike për disiplinën e sllallomit në skijimin alpin.
-
Tahiri mbeti 16 sekonda prapa fituesit, por rezultati i tij u cilësua historik
-
Tahiri tejet i kënaqur me rezultatin në lëshim
-
Tahiri fiton edhe një normë olimpike, por atë duhet ta konfirmojë
-
Tahiri me normë olimpike edhe në sllallom, i mjafton vendi i 40-të
-
Skitari Tahiri po i afrohet normës edhe në sllallom