Albion Ademi ka shënuar gol shumë të bukur në elitën e futbollit të Suedisë.
Sulmuesi 24-vjeçar, ka realizuar njërin prej dy golave që i shënoi skuadra e tij, Varnamo, në fitoren në udhëtim te Degerforsi.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 13-të të “Allsvenskan” të Suedisë.
Ademi në minutën e 25-të, në mënyrë të përkryer u shmang nga një kundërshtar në zonë, dhe e plasoi topin prapa shpinës së portierit kundërshtar.
Për të ishte goli i parë i edicionit.
Varnamo ka grumbulluar 15 pikë në 13 ndeshje.
Albion Ademi gör mål för sitt IFK Värnamo borta mot Degerfors, 1-0! ⚪
— discovery+ sport ?? (@dplus_sportSE) July 1, 2023
Se Degerfors - IFK Värnamo på https://t.co/ocJJkbIhfX pic.twitter.com/8dF99qiLxt
Artikuj të ngjashëm