Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi kontribuon në fitoren e Varnamos

Sulmuesi Albion Ademi ka kontribuuar të shtunën mbrëma në fitoren e Varnamos kundër Brommapojkarnas në elitën e futbollit të Suedisë.

Varnamo fitoi në udhëtim me rezultatin 2:0.

Ademi asistoi në golin për 1:0, në minutën e 35-të.

Ai luajti deri në minutën e 76-të.

Ademi 24-vjeçar ka një gol të shënuar e dy asistime në 15 ndeshje të këtij edicioni në “Allsvenskan” të Suedisë.