Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi po vlerësohet te Varnamo në Suedi

IFK Varnamo vitin e kaluar përfundoi në vendin e dhjetë në elitën e futbollit të Suedisë, ndërsa para nisjes së ediconit të ri është përforcuar me sulmuesin shqiptar, Albion Ademi.

Ademi u transferua nga Djurgardeni, ndërsa trajneri i skuadrës Kim Hellberg ka thënë se po kënaqet me punën e tij.

“Albioni është fantastik. Më pëlqen jashtëzakonisht shumë, është lojtar shumë i mirë. Kam qenë i impresionuar me lojën e tij. Imazhet ndoshta tregojnë se ai është vetëm driblues që kryen pak punë, por ato imazhe janë të gabuara. Ai dëshiron të mësojë çdo gjë dhe të diskutojnë për secilën situatë. Ai dëshiron të bëhet edhe më i mirë. Kam shpresa të mëdha në të”, ka thënë trajneri Hellberg për Ademin 24-vjeçar.

Artikuj të ngjashëm