Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi largohet nga Djurgardeni

Albion Ademi do të largohet nga Djurgardeni, ndërsa pritet shumë shpejt të zyrtarizohet te skuadra e Varnamos që bën gara në “Allsvenskan” të Suedisë.

Kështu ka shkruar të enjten mediumi suedez “SportExpressen”.

Ademi iu bashkua Djurgardenit në vitin 2021, por nuk ka gjetur vend në formacionin e këtij ekipi. Ai u huazua te skuadra finlandeze Lahti në vitin 2022.

Edhe në Finlandë nuk u ambientua.

Tani kosovari do të huazohet sërish te Varnamo, që do ta ketë opsionin e blerjes përfundimtare të 23-vjeçarit që luan si sulmues krahu.

Artikuj të ngjashëm