Albion Ademi është larguar nga Varnamo dhe pritet të transferohet te skuadra e Superligës kineze, Tianjin Jinmen Tiger.
Kështu ka raportuar të shtunën mediumi suedez “Expressen”.
24-vjeçari pritet ta kompletojë transferimin në Kinë për 500 mijë euro.
Vitin 2023, sulmuesi Albion Ademi e ka kaluar në elitën e futbollit të Suedisë “Allsvenskan”.
Ai ishte huazuar nga skuadra e Djurgardenit.
Në edicionin e kaluar zhvilloi 29 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa pati tre gola të shënuar e tri asistime.