Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi largohet drejt Kinës për dëmshpërblim rekord

Albion Ademi është larguar nga skuadra e Varnamos dhe karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit kinez.

Klubi suedez Varnamo të mërkurën ka njoftuar për shitjen e futbollistit të krahut te skuadra Tianjin Jinmen Tiger, që përfundoi në mesin e tabelës në edicionin e kaluar.

Varnamo ka shkruar se Ademi është shitja më e shtrenjtë në histori të klubit.

Mediumi suedez “Expressen” ka shkruar se shitja e Ademit 24-vjeçar është bërë për afër 500 mijë euro.

Ai ishte blerë nga Djurgardeni në vitin 2021 prej klubit finlandez Mariehamn për 200 mijë euro.

Ademi në total ka shënuar katër gola dhe tri asistime në 28 paraqitje për Varnamon.

Artikuj të ngjashëm