Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tjetër gol nga Ademi në Kinë

Albion Ademi

Albion Ademi, ka shënuar tjetër gol në elitën e futbollit kinez, por skuadra e tij nuk arriti ta shmangë disfatën. 

Ademi të premten gjatë ditës shënoi gol në minutën e 54-t për skuadrën e tij, Tianjin Jinmen Tiger, që u mposht në udhëtim te Zhejiang Professional, 3:2. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja i ka takuar xhiros së shtatë të Superligës së Kinës. 

25-vjeçari Ademi që luan në krah, e kompletoi ndeshjen.

Ai tani ka tri gola e dy asistime në shtatë paraqitje. 

Tianjin Jinmen Tiger ka 11 pikë në shtatë ndeshje.