Albion Ademi i kishte nëntë gola e nëntë asistime për Tianjin Jinmen Tiger në edicionin e kaluar të elitës së futbollit kinez.
Me formë të mirë e ka nisur edhe sezonin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dielën në xhiron e dytë të Superligës së Kinës, Ademi e shënoi golin e fitores 2:1 për Tianjin Jinmen Tiger, në udhëtim te Chengdu Rongcheng.
Ademi realizoi pas afro një orë lojë, ndërsa u zëvendësua një minutë para fundit të ballafaqimit.
Skuadra e tij ka katër pikë pas dy ndeshjeve, dy më pak se lideri Shanghai Port.