Albion Ademi ka realizuar gol në Superligën e Kinës në futboll, të dielën.
27-vjeçari, që luan në sulm, realizoi në fitoren 2:1 të Shenzhenit ndaj Shanghai Shenhua. Ndeshja i takoi xhiros së 14-të.
Ademi mungoi nëntë ndeshje rresht për shkak të lëndimit. U kthye më 15 maj. Tani i ka dy gola në pesë paraqitje.