Sulmuesi Albion Ademi e shënoi golin e parë në edicionin 2026 të Superligës së Kinës në futboll.
Të premten, 27-vjeçari realizoi për Shenzhenin që pësoi 5:1 nga Chengdu.
Ademi shënoi që në minutën e pestë të takimit, kurse skuadra e tij mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e tetë. Dhe më pas i pranoi pesë gola.
Por, ky edicion i Superligës së Kinës është i veçantë.
Më shumë se gjysma e 16 skuadrave elitare kineze e kanë nisur kampionatin me minus të pikëve. Edhe pas xhiros së parë nëntë skuadra kanë minus pikë. Tianjin Jinmen i ka minus nëntë pikë, ndonëse barazoi në xhiron e parë.
Dy skuadra janë me minus prej shtatë pikëve, dy të tjera me minus prej pesë pikëve, dy me -3 pikë dhe dy me -2 pikë.
Edhe
Ademi shënon gol në Kinë
Të gjitha këto skuadra janë dënuar me marrje të pikëve për shkak të kurdisjes së rezultateve dhe korrupsionit.
Dy prej skuadrave janë dënuar me marrjen e dhjetë pikëve. Katër prej klubeve madje u larguan për në kategorinë e dytë.