Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës (PK) po zhvillojnë një aksion në disa lokacione.
Zëdhënësja e PSRK-së, Arbnora Luta konfirmoi për KOHËN se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.
“Mund të konfirmojmë që është duke u zhvilluar një aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka thënë Luta.
Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me natyrën e aksionit.