Sulmuesi Albion Ademi e ka regjistruar asistimin e dytë në Superligën e Kinës.
Ademi, që luan për skuadrën e Shenzhenit bëri një asistim në përballjen ndaj skuadrës Chongqing.
Shenzheni të dielën fitoi me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 21-të.
27-vjeçari Ademi asistoi për golin e dytë, kurse luajti deri në minutën e 92-të. Ishte prej më të mirëve në ndeshje.
Sulmuesi i krahut këtë edicion ka edhe dy gola të shënuar.