Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi beson në rikthimin te Djurgardeni

Albion Ademi është i huazuar deri më 15 korrik te skuadra e Lahtit në Finlandë, por 23-vjeçari beson se në verë do të kthehet te Djurgardeni.

“Ende nuk është qind për qind e sigurt, por ashtu duket”, ka thënë Ademi të enjten, shkruan mediumi suedez “Fotbollskanalen”.

Sulmuesi i krahut u transferua te Djurgardeni, por luajti vetëm tetë ndeshje në “Allsvenskan” dhe u huazua në Finlandë më herët gjatë këtij viti.

Gjatë stinorit pranveror, Ademi ka shënuar një gol në 12 ndeshje në Finlandë. Skuadra e Lahtit është e 10-ta në ligë dhe është në çerekfinale të Kupës së Finlandës.

Me Djurgardenin, Ademi ka kontratë deri në vitin 2024.