Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi pati oferta nga shumë shtete nordike

Albion Ademi, 23-vjeçar, vendosi që në fillim të këtij viti, t’i bashkohej FC Lahtit nga skuadra e Djurgardenit.

Sidoqoftë, sulmuesi shqiptar thotë se ka pasur shumë skuadra nordike që kanë qenë të interesuar për të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kam ardhur te Lahti me ndjenjë të mirë dhe kënaqësi. Kam pasur oferta por bisedimet me trajnerin e Lahtit, Ilir Zeneli, më kanë bindur të vijë këtu sepse e kam njohur atë më herët dhe i besova”, ka thënë 23-vjeçari për faqen zyrtare të Lahtit.

Ademi ka nënshkruar kontratë me Lahtin finlandez deri më 15 korrik të këtij viti.

“Dua që Lahtin ta ndihmojë dhe të fitojmë shumë ndeshje. Shpresoj të thirrem edhe nga përfaqësuesja dhe të debutojë”, ka thënë ai.

Ademi ka luajtur pesë ndeshje me Shqipërinë U21. Synon të depërtojë edhe në skuadrën seniore të “kuqezinjve”.