Sulmuesi Albion Ademi ka kontribuuar me gol në fitoren 3:1 të Varnamos ndaj Goteborgut. Ndeshja i takoi xhiros së 27-të të elitës së Suedisë dhe u zhvillua të hënën mbrëma. Ademi 24-vjeçar shënoi për 3:1 në minutën e 77-të. Luajti deri në minutën e 83-të. Arbnor Muçolli e Astrit Selmani startuan te Goteborgu.
Selmani u zëvendësua në minutën e 70-të. Varnamo është e gjashta në kampionatin e Suedisë me 41 pikë. Goteborgu është i 13-ti me 30 pikë. Po lufton për të mbetur në elitë. Ademi ka tri gola e tri asistime në 24 paraqitje këtë edicion.