Futbollisti shqiptar Kemal Ademi, është huazuar te skuadra Fatih Karagumruk deri në fund të këtij sezoni.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i Fenerbhaçes në rrjetet sociale të hënën.
Ademi nuk arriti të dëshmohet te Fenerbaçe në edicionin e tij të parë dhe për këtë arsye është huazuar te klubi tjetër elitar i Turqisë.
25-vjeçari u transferua nga Baseli vitin e shkuar dhe shihej si zëvendësues i Vedat Muriqit dhe me Fenerbahçen ka kontratë deri në vitin 2023.
Ademi ka luajtur 10 ndeshje në të gjitha garat për Fenerbahçen duke shënuar një gol dhe asistuar një herë.