Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fenerbahçe huazon Ademin

Sulmuesi kosovar, Kemal Ademi, mund të largohet nga skuadra e Fenerbahçes.

Sipas mediave turke, drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit dhe kanë vendosur ta huazojnë në afatin kalimtar të janarit.

Ademi 24-vjeçar, u transferua në tetor të këtij viti te Fenerbhaçe nga Baseli, por nuk ka rritur të lërë gjurmë. Në fakt, ai shihej tek ekipi turk si zëvendësim për sulmuesin Vedat Muriqi, i cili iu bashkua Lazios.

Ademi këtë edicion nuk e ka shënuar asnjë gol në nëntë ndeshje të luajtura për Fenerbahçen. Ai ka kontratë me skuadrën turke deri në verën e vitit 2023.