Kemal Ademi nuk ka vendosur ende se për cilën përfaqësuese do të luajë.
Sulmuesi i ri i Fenerbahçes ka bërë të ditur për mediat turke se momentalisht është i fokusuar vetëm te klubi aktual, transmeton KOHA.
“Tani për tani nuk është e qartë se në cilin ekip kombëtar do të luaj. Ndodh në Kosovë, Zvicër. Kur fola me familjen time për këtë situatë, ata më thanë se duhet të pres. Jam në një klub të ri dhe duhet të përqendrohem këtu. Dua të mendoj dhe të marr një vendim të duhur pa e stresuar veten”, u shpreh Ademi.
24-vjeçari këtë verë u largua nga Baseli, për t’u transferuar te Fenerbahçe. Ai me klubin e madh turk ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.
Ndryshe, Ademi u largua këtë verë nga Baseli për t'u transferuar në Fenerbahçe.