Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi: Nuk dua të flas për gjyqtarin pasi dënohem, njerëzit e panë çka ndodhi

Superylli argjentinas, Lionel Messi është ndarë shumë i pakënaqur me mënyrën se si gjyqtari spanjoll Mateu Lahoz ka drejtuar ndeshjen me Holandën.

Lahoz ka ndarë 16 kartonë të verdhë dhe një të kuq, sipas të dhënave zyrtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo ndeshje nuk është dashur të përfundojë në mënyrën si përfundoi. Nuk dua të flas për referin pasi sanksionohem. Por njerëzit e kanë parë çka ndodhi. Ishim të frikësuar para ndeshjes pasi e kemi ditur se çfarë është dhe unë mendoj që FIFA duhet ta rishikojë këtë. Nuk mund ta vendosni një gjyqtar si ai për këto ndeshje”, ka thënë Messi.

Ka pasur shumë tensione në fushë, ndërsa në disa incidente ishin të përfshirë lojtarët e të dy skuadrave.