FIFA po heton sjelljet e lojtarëve të Argjentinës pas finales ndaj Spanjës. Ndërkohë selektori spanjoll, Luis de la Fuente, i ka përshkruar incidentet pas finales si “të patolerueshme dhe të papranueshme”.
“Nuk mund të lejohet”, tha De la Fuente për televizionin spanjoll. Ai ka theksuar se nuk i ka parë incidentet pasi ishte duke festuar. “Sidoqoftë, i vlerësoj të patolerueshme dhe të papranueshme nga lojtarët e atij kalibri, të cilët i kisha lavdëruar në ditët para finales dhe që kanë një trajner të mrekullueshëm”, ka theksuar selektori spanjoll.
Ai ka folur edhe për reagimin e matur të lojtarëve të Spanjës pas finales, me gjithë provokimet e argjentinasve.