Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tuttosport: Zhegrova të dëshmojë që ky është fillim i vërtetë

Tuttosport: Zhegrova

Mediumi i afërt me Juventusin, “Tuttosport”, e ka vlerësuar Edon Zhegrovën me notën 7.5 për paraqitjen ndaj Sassuolos. Ishte nota më e madhe e të gjithë lojtarëve. 

“Dy golat e tij të parë për një klub italian, të shënuar vetëm pak ditë pasi u la jashtë listës së skuadrës për garat e UEFA-s. Ajo tronditje ishte pikërisht gjëja që duhej për të zgjuar instinktet e një lojtari vërtet të madh. I takon atij të sigurojë që kjo të mos shënojë thjesht një fillim të ri, por fillimin e ‘vërtetë’. Në këtë formë, ai do bëjë ndryshim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar “Tuttosport”.