Sport

16 kartonë të verdhë, rekord i Kupës së Botës

Mateu Lahoz

Gjyqtari i ndeshjes mes Holandës dhe Argjentinës ka ndarë plot 16 kartonë të verdhë. Ky është rekord për Kupën e Botës.

Gjyqtari spanjoll, Mateu Lahoz ka ndarë edhe një karton të kuq, sipas evidencës në sajtin zyrtar të FIFA-s.

Lahoz ishte protagonist në ndeshje dhe shumë e kanë kritikuar paraqitjen e tij, në ndeshjen që Argjentina e fitoi pas penalltive.