Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

FIFA publikon pamjet e finales nga kamera e gjyqtarit Vinçiq

Spanja

Slloveni Slavko Vinçiq e arriti kulmin e karrierës së tij në këtë verë, pasi ishte gjyqtar kryesor i ndeshjes finale të Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës. 

Botërori i këtij viti u organizua në Kanada, Meksikë dhe SHBA, ndërsa Spanja triumfoi 1:0 në New Jersey. 

Golin e fitores e shënoi Ferran Torres, në vazhdime. 

Ndeshja ishte e tensionuar ndërsa u dha edhe një karton i kuq për mesfushorin e Argjentinës, Enzo Fernandezin. 

Pas afro një muaji, FIFA ka publikuar pamjet nga kamera e gjyqtarit 46-vjeçar nga Maribori. 

Pamjet e publikuara janë afro pesë minuta të gjata, ndërsa janë paraqitur disa skena të ndeshjes finale. 

Edhe Trendi në rritje i ndryshimit të përfaqësueseve nga futbollistët Futboll Trendi në rritje i ndryshimit të përfaqësueseve nga futbollistët

Ka momente kur Vinçiq flet me Lionel Messin dhe i kërkon që ta qetësojë Leandro Paredesin, i cili ishte i ndëshkuar me karton të verdhë. Ka edhe pamje të gjyqtarit me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, por edhe skena me yllin spanjoll, Dani Olmon. 

Olmo pas ndeshjes shihet e dëgjohet duke e përgëzuar gjyqtarin slloven për paraqitje në finale dhe duke i uruar më të mirën. Ndërkohë, Vinçiqi i tregon spanjollit se pas finales do të pensionohet nga karriera aktive si gjyqtar.

VIDEO: