Arbitri i njohur nga Sllovenia, Slavko Vinçiq, do ta drejtojë finalen e Kupës së Botës në futboll mes Spanjës dhe Argjentinës.
Publikimi i emrit të arbitrit të finales është bërë nga përgjegjësi i FIFA-s për arbitrat, Pierluigi Collina, në praninë e shumë arbitrave që ishin të angazhuar në Botëror.
Vinçiq shpërtheu në lot kur u publikua emri i tij nga Colina. Ai nuk ishte favorit për ta drejtuar finalen e madhe.
Të gjithë arbitrat e tjerë kanë duartrokitur.
Vinçiq tashmë ka drejtuar disa prej ndeshjeve më të mëdha të futbollit evropian.