Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Dalin pamje të reja të frustrimit të Bellinghamit

Jude Bellingham

“Disa vendime tronditëse atje, por të uroj çdo të mirë”. Kështu është dëgjuar Jude Bellingham duke i thënë gjyqtarit kryesor të ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit mes Anglisë dhe Argjentinës, të cilën argjentinasit e fituan 2:1. 

Pamjet u publikuan nga FIFA të premten, shkruan Daily Mail. 

Shumë momente diskutabile pati gjatë ndeshjes, ndërsa anglezët ishin të pakënaqur me referimin. 

Argjentina bëri 15 ndërhyrje të palejuara, ndërsa më të ashprit ishin Leandro Paredes dhe Enzo Fernandez. 

Ndeshja ishte e tensionuar edhe në lidhje me Ishujt Falkland, për të cilët argjentinasit pretendojnë se u takojnë. 

Edhe Pse Bellinghami e goditi me shuplakë lojtarin e Argjentinës? Këto pamje tregojnë gjithçka Botërori 2026 1 j. më parë Pse Bellinghami e goditi me shuplakë lojtarin e Argjentinës? Këto pamje tregojnë gjithçka

FIFA ka hapur procedurë disiplinore për mesazhin politik të shpalosur nga argjentinasit. 

Pas ndeshjes, Bellinghami i inatosur e ka goditur me shuplakë në kokë Valentin Barcon e Argjentinës.