Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Pse Bellinghami e goditi me shuplakë lojtarin e Argjentinës? Këto pamje tregojnë gjithçka

Jude Bellingham

Pamje të reja të publikuara në rrjetet sociale duket se kanë zbuluar arsyen e përplasjes mes Jude Bellinghamit dhe futbollistit argjentinas Valentin Barco pas përfundimit të gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës.

Bellingham ishte vlerësuar gjatë gjithë turneut për qetësinë dhe sjelljen e tij në fushë, por pas humbjes 2:1 dhe eliminimit të Anglisë, mesfushori anglez humbi kontrollin teksa po shikonte festën e argjentinasve dhe e goditi me shuplakë Barcon.

Sipas pamjeve të reja, menjëherë pasi Enzo Fernandez shënoi golin e barazimit, Valentin Barco, i cili nuk ishte aktivizuar në ndeshje, vrapoi në fushë për të festuar me bashkëlojtarët. Megjithatë, ai devijoi nga drejtimi i tyre dhe u ndal pranë Bellinghamit, ku kërceu dhe festoi me grushtin lart, në atë që shumë e interpretuan si një provokim ndaj yllit anglez.

VIDEO:

 

Edhe Gjest i pahijshëm i Bellinghamit pas përfundimit të ndeshjes Botërori 2026 11 o. më parë Gjest i pahijshëm i Bellinghamit pas përfundimit të ndeshjes

 

Bellinghami duket se nuk e harroi atë veprim. Pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa futbollistët argjentinas po festonin kualifikimin në finale, ai iu afrua Barcos dhe, sipas pamjeve, e goditi me shuplakë në pjesën e pasme të kokës.

Barco reagoi menjëherë duke e shtyrë Bellinghamin, ndërsa një lojtar i Argjentinës ndërhyri për t'i ndarë.

VIDEO:

 

Edhe Argjentinasit gjejnë “sekretin” e Pickfordit, Messi mbetet i habitur kur ia përkthejnë shënimet Botërori 2026 1 o. më parë Argjentinasit gjejnë “sekretin” e Pickfordit, Messi mbetet i habitur kur ia përkthejnë shënimet

 

Argjentina fitoi 2:1 ndaj Anglisë dhe siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballet me Spanjën të dielën.