Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Çfarë po fsheh Bellinghami para duelit ndaj Argjentinës?

Bellingham

Mediumet në Argjentinë janë të bindura se ylli i Anglisë, Jude Bellingham, ka pësuar një lëndim.

Mesfushori 23-vjeçar shënoi dy golat e fitores 2:1 të Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinale të Kupës së Botës.

Janë publikuar pamje të Bellginhamit duke e kapur shpatullën para se të paraqitej para mediave pas duelit me Norvegjinë.

Ai u fotografua gjithashtu duke mbajtur me dorë krahun gjatë marrjes së udhëzimeve nga përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, shkruan “The Sun” të hënën.

“TyC Sports” raporton se Bellinghami po monitorohet nga afër nga stafi mjekësor i “Tre Luanëve” përpara ndeshjes me Argjentinën.

Edhe Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham Botërori 2026 1 d. më parë Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham

Është raportuar se superylli i Real Madridit mund të detyrohet të mbajë një fashë në ndeshjen ndaj Argjentinës.

Ndeshja gjysmëfinale ndërmjet Anglisë dhe Argjentinës luhet të mërkurën nga ora 21:00.