Mesfushori Jude Bellingham ka zbuluar se çfarë i tha Lionel Messit gjatë diskutimit të ashpër në humbjen e Anglisë ndaj Argjentinës me rezultat 2:1.
Bellingham shpjegoi se diskutimi i tij me Messin ndodhi për shkak të një vendim të gjyqtarit të ndeshjes.
Momenti i diskutimit të Bellinghamit dhe Messit u kap edhe nga kamerat. Madje, Messi shihet i habitur për atë që Bellingham i kishte thënë.
“Biseda me Messin? Në fakt, po debatonim për një faull. Nuk ishte asgjë serioze. Jam i sigurt se të gjithë do ta bëjnë të madhe, por nuk ishte asgjë”, shpjegoi Bellingham pas ndeshjes, raporton “AS”.
“Mendova se kishte pasur një faull më parë, dhe ai tha: Po ai për të cilin u shkaktua faull në favorin tim? Dhe unë i thashë: Je mjaftueshëm i fortë për ta duruar,” shtoi Bellingham.
Mesfushori e konsideron përballjen me Messin si privilegj.
Edhe
Pse Bellinghami e goditi me shuplakë lojtarin e Argjentinës? Këto pamje tregojnë gjithçka
“Sigurisht, unë jam në anën e humbësve, gjë që më dhemb shumë, por është një privilegj të luash kundër njërit prej më të mirëve", tha ai.
Bellinghami kishte paraqitje pozitive deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Ai shënoi gjashtë gola dhe ka kontribuar me një asistim.
Të shtunën Anglia do të luajë kundër Francës për vend të tretë.