Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Argjentina krijon “ditë të veçantë” për ta shënuar fitoren ndaj Anglisë

Argjentina

Foto: Associated Press

Federata e Futbollit e Argjentinës ka njoftuar se 15 korriku do të jetë “Dita e Ekipit Nacional të Futbollit”, për të shënuar fitoren e Argjentinës ndaj Anglisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026.
Duke kërkuar finalen e parë të Kupës së Botës që nga viti 1966, Anglia kaloi në epërsi në ndeshjen e tensionuar në Atlanta, më 15 korrik. Anthony Gordon kishte shënuar për 1:0.

Por të përzgjedhurit e Thomas Tuchelit u kthyen prapa në mbrojtje, ndërsa Argjentina shënoi në minutën e 85-të dhe 92-të për të thyer zemrat e anglezëve dhe për të fituar 2:1. Fitorja erdhi 40 vjet pas fitores së mëparshme të madhe të Argjentinës në Kupën e Botës ndaj Anglisë. Bëhet fjalë për fitoren kundërthënëse në çerekfinale të Botërorit 1986.

Pas fitores së fundit të Argjentinës, tensione politike rreth ndeshjes u nxitën. Disa nga lojtarët argjentinas festuan duke mbajtur banerin ku shkruante “Las Malvinas son Argentinas” (Malvinet janë të Argjentinës). Bëhet fjalë për Ishujt Falkland, që në Argjentinë njihen si Malvinet. Ishujt kontrollohen nga Mbretëria e Bashkuar, ndërsa ishte zhvilluar një luftë për ta në vitin 1982. Argjentina mori për pak kohë kontrollin e ishujve që më pas u kthyen nga Mbretëria e Bashkuar.

Argjentina në atë kohë drejtohej nga junta ushtarake e Gjeneralit Leopoldo Galtier. Ishujt janë 482 kilometra larg bregdetit lindor të Argjentinës. Lufta zgjati 74 ditë, mes prillit dhe qershorit 1982. Të vrarë mbetën 655 ushtarë argjentinas, 255 ushtarë britanikë dhe tre civilë, banorë të ishujve.
Por Ishujt Falkland mbeten objekt i mosmarrëveshjes për sovranitet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Argjentinës.

Në një referendum të vitit 2013, 99.8 për qind e banorëve të Ishujve Falkland votuan për të mbetur territor i Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC.

Edhe Baneri në Kupën e Botës shndërron “Malvinet” në obsesion te të rinjtë në Argjentinë Futboll Baneri në Kupën e Botës shndërron “Malvinet” në obsesion te të rinjtë në Argjentinë

Megjithatë festa me baner në Botëror, ka ngjallur ndjenjë “pro-Malvine” në Argjentinë. Baneri është bërë shumë i famshëm dhe po shfaqet në shumë vende nëpër Argjentinë.

Argjentina më pas humbi 1:0 në finale nga Spanja. Ndërkohë Anglia fitoi ndaj Francës për t’u renditur e treta në Kupën e Botës në SHBA, Kanada e Meksikë.