Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Argjentina ka arritur fitore dramatike në gjysmëfinale dhe luftoi shumë përballë Anglisë në “Atlanta Stadium”. I shënoi dy gola në pesë minutat e fundit të gjithë takimit dhe avancoi në finale të Kupës së Botës, pas fitores 2:1. 

Të dielën takohet me Spanjën në finale. Finalja zhvillohet në New Yersey nga ora 21:00. Anglia ndërkohë luan për vend të tretë ndaj Francës të shtunën nga ora 23:00. Ai ballafaqim zhvillohet në “Miami Stadium”. 

Kampionia në fuqi e botës, e cila e fitoi Botërorin e tretë në Katar para katër vjetësh, ishte fare pranë eliminimit nga Anglia. Ishte në disavantazh deri në minutat e fundit të ndeshjes, pasi Anthony Gordon realizoi në minutën e 55-të për 1:0. 

Por, siç ndodhi shpesh në këtë turne të ngjarjes globale, Argjentina u kthye dhe barazoi shifrat me Enzo Fernandezin që gjuajti fuqishëm e saktë në portën e portierit Jordan Pickford, në minutën e 85-të. 

Lionel Messi ishte asistues në golin e tij. Messi asistoi edhe në minutën e dytë të shtesës për Lautaro Martinezin, i cili vulosi fitoren e madhe të argjentinasve. 

Messi tani ka gol apo asistim në 11 ndeshje rresht të Kupës së Botës, ecuri që ka nisur prej vitit 2022. E vazhdon edhe ecurinë pa humbje që është rekord për 60 vjetët e fundit. Ai u zgjodh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes nga FIFA. 

Dështimi i Anglisë do të thotë se viti 1966 ka qenë më i miri për “Tre Luanët”, kur e fituan trofeun e çmuar të Botërorit. 

Prej atij viti, Anglia nuk është kualifikuar më në finale. 

Argjentina do të ballafaqohet tani me Spanjën në New Yersey. Do të jetë hera e parë ku fituesja në fuqi e Kupës së Botës, përballet me fituesen në fuqi të Kampionatit Evropian. Do të jetë edhe hera e parë ku dy përfaqësueset më të mira në renditjen e FIFA-s, Argjentina e para dhe Spanja e dyta, do të takohen mes vete në finale. 

Argjentina është bërë përfaqësuesja e gjashtë që e fiton Kupën e Botës dhe kthehet në finale në edicionin tjetër. Këtë sukses e kishin arritur Italia (1934, 1938), Brazili (1958, 1962), Argjentina (1986, 1990), Brazili (1994, 1998) dhe Franca (2018, 2022). 

E besoni? Këta dy do të luajnë në finale të Botërorit

1 muaj më parë / 15 kor 2026 23:21
mm

Joan Monfort e ka shkrepur fotografinë që është duke bërë xhiro nëpër botë aktualisht. 

Lionel Messi, në atë kohë si futbollist i Barcelonës dhe si 20-vjeçar, mbante në duar foshnjën gjashtëmuajshe. 

Dhe në duart e tij është ylli që pritet të arrijë shumë suksese, e që e ka bërë një gjë të tillë deri tani, Lamine Yamal. 

Kjo fotografi është shkrepur në vitin 2007. 

Javën e kaluar, babai i Yamalit e kishte postuar në Instagram. 

“Fillimi i dy legjendave”, shkroi ai.

Messi dhe Yamal do të ballafaqohen të dielën nga ora 21:00 në finale të Kupës së Botës. 

Messi luan për Argjentinën, teksa Yamali përfaqëson Spanjën.
 

FIFA zgjedh lojtarin e ndeshjes, a ishte me meritë?

1 muaj më parë / 15 kor 2026 23:17
mm

FIFA ka zgjedhur lojtarin më të mirë të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës. 

Ndeshja u mbyll 2:1 në të mirë të argjentinasve, që fituan me rikthim të rezultatit. Dy asistime i bëri Lionel Messi. 

Dhe pikërisht superylli argjentinas, u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes.

Gjest i pahijshëm i Bellinghamit pas përfundimit të ndeshjes

1 muaj më parë / 15 kor 2026 23:15
gjesti

Jude Bellingham i Anglisë ka shfaqur sjellje aspak sportive pas përfundimit të ndeshjes. 

Mesfushori i Real Madridit ka qëlluar me shuplakë një futbollist të Argjentinës pas disfatës 2:1 në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht

1 muaj më parë / 15 kor 2026 23:03
aa

Pavarësisht se ishte në disavantazh prej një goli prej minutës së 55-të ndaj Anglisë, Argjentina nuk është dorëzuar. 

Ka treguar karakter, rreshtoi rastet dhe e dënoi dy herë portierin Jordan Pickford të Anglisë, që shfaqi formë të lartë. Dhe në fund, Argjentina fitoi 2:1 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Atlanta.  

Lionel Messi ishte sërish në qendër të vëmendjes me dy asistime. Për 1:1, Messi asistoi në supergolin e Enzo Fernandezit në minutën e 85-të, ndërsa më pas për mrekulli harkoi për Lautaro Martinezin që shënoi në minutën e 92-të. 

Anthony Gordon realizoi për anglezët në minutën e 55-të. 

Argjentina me këtë fitore avancon në finalen e dytë rresht dhe e ka mundësinë që ta mbrojë trofeun.

Më herët, vetëm Brazili dhe Italia kanë mbrojtur trofeun e Kupës së Botës, por shumë kohë më parë.

Tani Argjentina e ka këtë mundësi, pasi kishte triumfuar edhe në Kupën e Botës 2022, që u organizua në Katar. 

Në finale, Argjentina do të përballet të dielën në Neë Yersey me Spanjën. 

Finalja luhet nga ora 21:00. Spanja e eliminoi Francën pas një paraqitje të jashtëzakonshme. 

Për vend të tertë të shtunën nga ora 23:00 luan Franca me Anglinë.

Argjentinaaaaaaaaaaaaa

1 muaj më parë / 15 kor 2026 22:53
ar

Photo: Associated Press

Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Anglisë. 

Pasi qëlloi shtyllën, Lautaro Martinez realizoi me asistim të Messit. 

Messi asistoi edhe në golin për 1:1.

Martinez golin e tretë të Botërorit e shënoi në minutën e 92-të.

 

Enzooooooooooooo

1 muaj më parë / 15 kor 2026 22:47
ar

Photo: Associated Press

Enzo Fernandez ka bombarduar portën e Anglisë në minutën e 86-të. 

Fernandez i Chelseat realizoi supergol nga distanca.

Edhe 15 minuta lojë, Argjentina në sulm

1 muaj më parë / 15 kor 2026 22:36
ar

Photo: Associated Press

Argjentina po e kërkon golin e barazimit, 15 minuta para fundit. 

Tri pritje të shkëlqyera ka bërë portieri Pickford. 
 

Anglia në epërsi

1 muaj më parë / 15 kor 2026 22:16
anglia

Anthony Gordon e ka kaluar Anglinë në epërsi ndaj Argjentinës. 

Gordon shënoi në minutën e 55-të. 

Gordon shënoi me asistim të Morgan Rogers.

Nis pjesa e dytë

1 muaj më parë / 15 kor 2026 22:12
qr

Photo: Associated Press

Ka nisur pjesa e dytë e gjysmëfinales së Botërorit. 

Më mirë e ka nisur Argjentina që doli rrezikshëm me Julian Alvarezin. 

Gjuajtjet e tij i priti portieri Jordan Pickford.

Pjesa e parë mbyllet baras

1 muaj më parë / 15 kor 2026 21:50
angli argjentine

Pjesa e parë e gjysmëfinales së fortë mes Anglisë dhe Argjentinës është mbyllur baras, pa gola. 

Pak raste u panë në 45 minutat e para të ndeshjes.
 

Supergjuajtja e Fernandezit përfundon jashtë

1 muaj më parë / 15 kor 2026 21:39
Enzo Fernandez

Photo: Associated Press

Enzo Fernandez i është afruar golit shumë në ndeshjen ndaj Anglisë. 

Fernandez gjuajti fuqishëm në minutën e 38-të. Topi shkoi fare mbi portë.
 

Kalon gjysmë ore lojë, ende pa gola

1 muaj më parë / 15 kor 2026 21:33
anglia argjentina

Photo: Associated Press

Kanë kaluar gjysmë ore lojë dhe ende nuk ka gola në gjysmëfinalen Anglia - Argjentina. 

Loja është karakterizuar me shumë duele, dhe me pak gjysmëraste për shënim.

Dhjetë minuta lojë, shumë duele

1 muaj më parë / 15 kor 2026 21:11
anglia

Ndeshja me Anglisë dhe Argjentinës pas dhjetë minutash lojë është me shumë duele. Raste të mira nuk pati asnjëra prej tyre.
 

Nis ndeshja gjysmëfinale

1 muaj më parë / 15 kor 2026 21:02
anglia

Ka nisur ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës. Argjentina ka luajtur e para me topin.
 

Argjentina me statistika mbresëlënëse në gjysmëfinalet e Botërorit

1 muaj më parë / 15 kor 2026 20:36
Argjentina

Argjentina ka shfaqur formë të lartë në gjysmëfinalet e Botërorëve, që prej vitit 1930. 

Në gjysmëfinale të Botërorit 1930, Argjentina kishte fituar 6:1 ndaj SHBA-së. 

Fitore në edicionin e vitit 1986 në gjysmëfinale, Argjentina kishte arritur edhe ndaj Belgjikës, 2:0. 

Argjentinasit kanë qenë të suksesshëm edhe në penallti. 

Në vitin 1990, Argjentina dhe Italia kishin barazuar 1:1 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndërsa argjentinasit kishin fituar 4:3 nga ekzekutimi i 11 metrave. 

Në edicionin 2014, ndeshja gjysmëfinale mes Holandës dhe Argjentinës u mbyll 0:0 në kohën e rregullt dhe vazhdime, kurse 4:2 fitoi Argjentina në penallti. 

Në gjysmëfinalen e Botërorit 2022, Argjentina fitoi 3:0 ndaj Kroacisë. 

“Albicelestët” kanë avancuar në finale nga pesë gjysmëfinalet e fundit ku ata kanë luajtur. Por, të mërkurën mbrëma në Atlanta i pret sfidë shumë e vështirë ndaj “Tre Luanëve”.

Kush është më i suksesshëm në ndeshjet e ndërsjella?

1 muaj më parë / 15 kor 2026 20:29
ann

Anglia dhe Argjentina do të përballen sërish mes vete, në gjysmëfinalen e Botërorit që nis nga ora 21:00. 

Këto përfaqësuese kanë luajtur disa herë mes vete. 

Anglia është më e suksesshme me gjashtë fitore. Dy fitore i kanë takuar Argjentinës, ndërsa dy ndeshje janë mbyllur baras. 

Anglia nuk ka humbur nga Argjentina në pesë ndeshjet e fundit. Humbjen e fundit e pësoi në Botërorin e vitit 1986 në Meksikë, 2:1.

Publikohen formacionet zyrtare të gjysmëfinales Anglia – Argjentina

1 muaj më parë / 15 kor 2026 19:37
Publikohen formacionet zyrtare të gjysmëfinales Anglia – Argjentina

Janë publikuar formacionet zyrtare të gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës. 
Ka edhe befasi në formacionin e Anglisë. Morgan Rogers do të luajë si titullar. 

Ndryshime ka edhe te formacioni i Argjentinës. Titullar për herë të dytë është Giuliano Simeone. Simeone titullar ishte edhe në fitoren 3:1 ndaj Jordanisë. Në ndeshjet tjera ishte në bankën rezervë. 
Ndeshja luhet në Atlanta dhe nis në orën 21:00.

Formacioni i Anglisë: 

Pickford, Stones, Guehi, James, Spence, Rice, Anderson, Bellingham, Rogers, Kane, Gordon

Formacioni i Argjentinës: 

Martinez, Tagliafico, Martinez, Romero, Molina, Paredes, Mac Allister, Fernandez, Alvarez, Messi, Simeone.

“Anglia është pushtuese dhe uzurpuese”

1 muaj më parë / 15 kor 2026 20:30
boe

Anglia është përshkruar si “pushtuese” dhe “pirate uzurpuese” nga zëvendëspresidentja e Argjentinës, para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës. 

Argjentina dhe Britania e Madhe kanë edhe telashe politike prej vitit 1982 për Ishujt Falkland. 

“Luajmë ndaj pirates uzurpuese. Kjo nuk është vetëm një ndeshje tjetër. Nuk do të bëhem e drejtë politikisht apo me zemër të ftohtë, kundër Anglisë është gjithmonë diçka më shumë. Është Malvinas, është Diego, është e fundit e Leos dhe do t’u vë frena pushtuesve. Përpara Argjentina! Sepse deri në frymën e fundit ne do ta marrim atë që na takon!”, ka shkruar zëvendëspresidentja e Argjentinës, Victoria Villarruel, në platformën X. 

Las Malvinas është emrin për Ishujt Falkland, sipas argjentinasve. 

Ky territor vazhdon t’i takojë Mbretërisë së Bashkuar.

Messi i ka “shkatërruar” ekipet angleze

1 muaj më parë / 15 kor 2026 20:10
messi

Në prag të ndeshjes Anglia – Argjentina, mediumi i njohur Mundo Deportivo ka bërë analizë për paraqitjet e Lionel Messit ndaj ekipeve angleze. 

Superylli argjentinas ka luajtur 36 herë ndaj ekipeve angleze dhe ka qenë i përfshirë në 33 gola. 

27 i ka shënuar, ndërsa ka kontribuuar me gjashtë asistime. 

“Është rekord për një lojtar ndaj klubeve që vijnë nga i njëjti shtet”, ka shkruar Mundo Deportivo të mërkurën. 

Golat e Messit ndaj kundërshtarëve anglezë në Ligën e Kampionëve janë shënuar 23 me këmbën e majtë, tre me të djathtën dhe një me kokë. 

Vetëm ndaj Arsenalit, Messi ka realizuar nëntë gola në gjashtë ndeshje dhe ka dhuruar një asistim. 

Ndaj Anglisë luan për herë të parë sonte.

Argjentina me shumë lojtarë të Premier Leagues

1 muaj më parë / 15 kor 2026 20:00
argje

Nga 26 futbollistët e ftuar nga Lionel Scaloni për Botërorin 2026, gjashtë aktualisht luajnë në futbollin elitar të Anglisë. 

Disa prej tyre janë vendimtarë në formacionin e përzgjedhësit argjentinas. 

Emiliano Martinez luan tek Aston Villa, Alexis Mac Allister te Liverpooli, Cristian Romero dhe Marcos Senesi te Tottenhami, Lisandro Martinez te Manchester Unitedi, kurse Enzo Fernandez është pjesë e Chelseat. 

Thuajse të gjithë këta lojtarë kanë fituar trofe të rëndësishëm me klubet e tyre.

Klasikja mes “klasikëve”

1 muaj më parë / 15 kor 2026 19:50
klasiket

Anglia dhe Argjentina kërkojnë vend në finale të Kupës së Botës. 

Rivaliteti ka nisur prej luftës për Ishujt Falkland, ndërsa vazhdoi me “Dorën e Zotit” të Diego Maradonas. 

Lionel Messi asnjëherë nuk ka luajtur ndaj Anglisë, ndërsa Jude Bellingham e pret ndeshjen me vetëbesim. 

Kështu, ndeshja mes Anglisë dhe Argjentinës pritet të jetë e zjarrtë, me shumë yje te të dyja përfaqësueset. 

Argjentina është tri herë fituese e Kupës së Botës dhe e synon trofeun e katërt, të dytin rresht me Messin. 

Anglia është një herë fituese e Botërorit, në vitin e largët 1966.

Ndeshja më e madhe për Anglinë që prej vitit 1966

1 muaj më parë / 15 kor 2026 19:30
Anglia

Anglia sonte nga ora 21:00 do ta luajë ndeshjen më të madhe prej vitit 1966. Luan ndaj Argjentinës në gjysmëfinale të Kupës së Botës. 

Kështu ka shkruar BBC-ja të mërkurën, në prag të ndeshjes së vlefshme për vend në finale të Botërorit. 

Në gjashtë dekada, “Tre Luanët” kanë arritur dy herë deri në gjysmëfinale, në vitin 1990 dhe në Rusi para tetë vjetësh. 

Anglia i ka humbur dy finalet e fundit të Kampionatit Evropian, por në “Atlanta Stadium” e ka rastin që të arrijë në finalen e ngjarjes globale për herë të parë në 60 vjet.

Alvarezi ka statistika më të mira se Messi

1 muaj më parë / 15 kor 2026 19:30
Julian Alvarez

Julian Alvarez ka gjetur formën në ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës dhe shënoi supergol për fitoren 3:1 të Argjentinës në vazhdime për të avancuar në gjysmëfinale të Botërorit. 

“Daily Mail” ka bërë shkrim të gjatë për sulmuesin e Atletico Madridit, të mërkurën, pak orë para gjysmëfinales mes Anglisë dhe Argjentinës që nis në orën 21:00. 

Ka shkruar se Alvarez ka statistika më të mira se Lionel Messi në ndeshjet e gjysmëfinaleve. 

26-vjeçari Alvarez i ka pesë gola në fazën nokaut të Kupës së Botës, sa kishte edhe Maradona, dhe dy më pak se Messi. 

Por, është më i suksesshëm se superylli argjentinas në gjysmëfinale të turneve madhore. Dy gola i realizoi në gjysmëfinalen e Botërorit 2022 ndaj Kroacisë në fitoren 3:0, një në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, një në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit dhe një tjetër në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.