Mesfushori Ruben Neves do të largohet nga Wolverhamptoni për ta vazhduar karrierën në La Liga. “Mundo Deportivo” bën të ditur të premten se Neves pas përfundimit të sezonit aktual do të transferohet te Barcelona.
Është skuadra e Barcelonës që po insiston për shërbimet e Nevesit, i cili ka kërkuar largimin nga ekipi anglez. Për transferimin e tij verën tjetër, Barça do të ofrojë rreth 40 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25-vjeçari te Barcelona po shihet si pasardhës i Sergio Busquetsit, i cili pritet të largohet nga “Camp Nou”. Neves ka kontratë me Wolvesin deri në vitin 2024, ndërsa këtë edicion ka shënuar një gol në shtatë paraqitje në kampionatin anglez.