Sport

Benfica, një hap larg fazës së grupeve të Championsit

Benfica e ka bërë një hap të madh drejt fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të plejofit të luajtur të mërkurën mbrëma, Benfica ka fituar si mysafire e Dynamo Kyivit me rezultat 2:0.

Ky duel u luajt në Lodz të Polonisë, për shkak se Ukraina është në luftë me Rusinë që disa muaj. Gilberto (9’) dhe Goncalo Ramos (37’), shënuan golat e fitores për ekipin portugez.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Lisbonë ku edhe do të përcaktohet skuadra që kualifikohet në fazën e grupeve.

Të mërkurën janë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera të fazës së plejofit të Championsit.

Qarabaku dhe Plzeni kanë luajtur 0:0, kurse Maccabi Haifa e ka mposhtur Crverna Zvezdën 3:2.