Skuadra ukrainase, Dynamo Kiev, ka avancuar në plejof të Ligës së Kampionëve. Në raundin e tretë kualifikues, Dynamo e ka kaluar skuadrën austriake, Sturm. Ndeshja e kthimit është luajtur të martën mbrëma në Graz të Austrisë.
Sturmi ka fituar 1:0 kohën e rregullt dhe kështu ka siguruar vazhdimet. Në vazhdime, skuadra ukrainase ka shënuar dy gola për të avancuar tutje.
Për 1:1 shënoi Kostiantyn Vivcharenko në minutën e 97-të. Për 2:1 shënoi Viktor Tsygankov në minutën e 112-të.
Skuadra austriake kishte kaluar në epërsi 1:0 në minutën e 27-të. Realizator ishte Rasmus Hojlund. Në vazhdimin e parë, Sturm Grazi mbeti me një lojtar më pak në fushë.
Vesel Demaku luajti prej minutës së 102-të për Sturmin.
Dynamo e kishte fituar 1:0 ndeshjen e parë të luajtur javën e kaluar në Poloni.