Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Spanja njofton masa të reja për strehimin pas protestave lidhur me dëbimin e një 87-vjeçareje

Spanje

Foto: Associated Press

Qeveria e koalicionit në Spanjë ka miratuar masa të reja për strehimin, pas protestave lidhur me krizën e banesave në vend, të nxitura nga dëbimi i një gruaje 87-vjeçare nga shtëpia e saj në Madrid javën e kaluar.

Ministrat janë mbledhur të martën për të diskutuar propozimet, të cilat përfshijë një ndalim të mundshëm të dëbimeve deri në vitin 2030, ka thënë ministrja e Shëndetësisë, Monica Garcia.

Ajo ka shtuar se masat do të lehtësonin situatën për më shumë se pesë milionë njerëz, por politikania e opozitës Miriam Nogueras ka thënë se marrëveshja i linte “pronarët e vegjël në mëshirë të fatit”.

Masat e reja për strehimin duhet të miratohen nga parlamenti, ku qeveria e koalicionit të majtë nuk ka shumicë.

Garcia ka thënë po ashtu se masat e tjera të miratuara të martën përfshinin zgjatjen e kontratave deri në vitin 2028, rregullim më të rreptë të qirave afatshkurtra dhe qirave të dhomave, si dhe ndalimin e blerjes së banesave nga firmat e investimeve.

“Ka ardhur koha të ndërhyjmë në tregun spekulativ të banesave dhe të fillojmë të vendosim një ekuilibër mes qytetarëve të zakonshëm dhe fondeve grabitqare”, ka thënë Garcia.

Qeveria e pakicës, e përbërë nga Socialistët në pushtet dhe partneri më i vogël i koalicionit, Sumar, ka 30 ditë nga publikimi i dekretit për të arritur një marrëveshje në parlament.

Lexo përditësimet tjera
Madrid, protesta

Vazhdojnë për të katërtën ditë protestat në Madrid për krizën e banimit

Aktivistët vazhduan të protestojnë për të katërtën ditë me radhë në sheshin qendror Puerta del Sol...