Faza e fundit e maratonës kualifikuese të Ligës së Kampionëve nis të martën me tri klube që tashmë e kanë marrë në dorë këtë trofe, të etura për të rrëmbyer një nga gjashtë vendet e fundit të grupeve dhe çekun që vjen me të si shpërblim për kualifikim, përcjell AFP të hënën.
Benfica, e cila fitoi Kupën Evropiane në vitin 1961 e 1962 dhe që nga ajo kohë ka arritur pesë herë në finale, përballet me skuadrën nga Ukraina, Dynamo Kyivin, në fazën e plejofit. Ndërsa trajneri i Benficas, Roger Schmidt, shqetësohet nëse Alex Grimaldo do të shërohet nga lëndimi që e detyroi të largohej në fitoren 1:0 të së shtunës në ligë në Casa Pia, ukrainasit e bënë të qartë se kanë shqetësime më të rënda. Ndeshja do të zhvillohet në Lodz të Polonisë, ku Dinamo është në mërgim pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kur skuadra u kthye në stërvitje në Poloni pasi fitoi në Austri për të eliminuar Sturm Grazin në raundin e tretë kualifikues, faqja e internetit e klubit e bëri të qartë se kjo është më shumë se një lojë futbolli. Lojtarët, tha Dynamo, “e kuptojnë se vazhdojnë të luftojnë për nderin e vendit duke shtuar pikë në tabelën e renditjes së UEFA-s”.
“Të gjithë atyre që janë nga Kievi u mungon shtëpia dhe presin me padurim kthimin në Ukrainë, por fakti që ata i japin kombit tonë dhe luftëtarëve emocione pozitive i bënë ata të lënë pas mallëngjimin për shtëpinë. Ata kanë një qëllim të vetëm - të kalojnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve”, ishte postimi i Dynamos.
Dy klubet u takuan në fazën e grupeve sezonin e kaluar. Barazuan 0:0 në Kiev në raundin e parë, pika e vetme e Dinamos. Skuadra portugeze fitoi 2:0 në shtëpi në raundin e fundit për të mposhtur Barcelonën për vendin e dytë në grup. Rikthimi në fazën e grupeve të Championsit këtë vit ofron një shpërblim të madh. Secilit klub i garantohen 15.64 milionë euro për pjesëmarrje. Gjithashtu, mund të mbledhin 2.8 milionë euro për çdo fitore në fazën e grupeve dhe 930,000 euro për një barazim. Skuadrat që humbasin, bien në fazën e grupeve të Ligës së Evropës ku u garantohen 3.63 milionë euro. PSV Eindhovenit, të cilit i duhej një gol në kohën shtesë për të eliminuar Monacon në raundin e kaluar, përballet me skuadrën e Rangersit. Ruud van Nistelrooy, i cili zëvendësoi Schmidtin si trajner i kampionit të Evropës në vitin 1988, përballet me shokun e vjetër te Holanda dhe kundërshtarin e klubit, Giovanni van Bronckhorst, në Glasgow të martën. Dy trajnerët ishin bashkëlojtarë prej kohësh te Përfaqësuesja e Holandës. Ata luajtën në anët e kundërta herën e fundit që klubet u takuan në Ligën e Kampionëve. Rangersi, me Van Bronckhorstin në mesfushë, fitoi në shtëpi dhe jashtë në fazën e grupeve në vitin 1999. Van Nistelrooy shënoi golin e PSV Eindhovenit në stadiumin “Ibrox” teksa Rangers fitoi me rezultatin 4:1.
“Ne jemi gati për ndeshjet e plejofit kundër PSV Eindhovenit, i cili është një ekip me emër në Evropë dhe të cilin e respektoj shumë”, deklaroi Van Bronckhorst. “Besoj se jemi përgatitur mirë dhe lojtarët janë të freskët për ndeshjen e parë. Duhet të sigurohemi që të kemi planin tonë të lojës në mendje dhe ta ekzekutojmë planin e lojës sa më mirë që të jetë e mundur. Është një lojë e madhe për ne”.
Edhe
Benfica, një hap larg fazës së grupeve të Championsit
Ish-kampioni i tretë i Ligës së Kampionëve, që do ta kërkojë një vend në fazën e grupeve për këtë edicion është Cërvena Zvezda. Ekipi nga Beogradi, që e pati fituar këtë garë në vitin 1991, e viziton Macca bi Haifan të mërkurën. Izraelitët kaluan në raundin e plejofit duke shënuar tre herë në 30 minutat e fundit për një fitore të thellë 4:0 në ndeshjen e dytë të raundit të tretë kualifikues kundër Olympiacosit. Te Maccabi kanë pranuar se synimi është ta eliminojnë Zvezdën dhe të paraqiten në fazën e grupeve të Championsit, ndonëse kanë pranuar se është një mision tejet i vështirë.
“Nuk do të jetë aspak mision i lehtë. Nuk është e lehtë të hysh në Ligën e Kampionëve”, tha trajneri i Maccabit, Barak Bakhar.