Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fenerbahçe synon Suarezin

Sulmuesi Luis Suarez ka gjasa që karrierën ta vazhdojë në Turqi. Sajti “Fanatik” ka njoftuar të martën se skuadra e Fenerbahçes po synon transferimin e uruguaianit.

Mësohet se krerët e ekipit turk tashmë kanë kontaktuar Suarezin, i cili muajin e ardhshëm do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Atletico Madridin. Fenerbahçe do t’i ofrojë atij kontratë dyvjeçare dhe e sheh si përforcim të rëndësishëm për repartin e sulmit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

35-vjeçari këtë edicion ka shënuar 13 gola për Atleticon në të gjitha garat, kurse interesim për transferimin e tij ka kohë që ka shfaqur edhe Aston Villa.