Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fenerbahçe kontakton Luis Suarezin

Luis Suarezi vazhdon të mbetet pa skuadër.

Sulmuesit uruguaian i skadon kontrata me Atletico Madridin në fund të qershorit.

Së fundmi në garë për 35-vjeçarin ka hyrë edhe gjiganti turk Fenerbahçe.

Bëhet e ditur se drejtuesit e Fenerit e kanë kontaktuar Suarezin.

Venezia, River Plate, Inter Miami dhe Nacionali, po ashtu kanë shfaqur interesim për uruguaianin.