Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajaxi insiston për Suarezin

Luis Suarez nuk ka vendosur ende se ku do ta vazhdojë karrierën. Sulmuesi është larguar si futbollist i lirë nga Atletico Madridi, pasi klubi nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës.

Për uruguaianin në garë janë skuadra të njohura evropiane.

Por mediat spanjolle bëjnë me dije se së fundmi interesim për Suarezin ka shprehur Ajaxi.

Kampioni holandez po e sheh Suarezin si zëvendësues ideal të Sebastien Hallerit që do t’i bashkohet Borussia Dortmundit.

Ajaxi është i gatshëm t’i ofrojë kontratë dyvjeçare lojtarit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.