Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi pas Suarezit

Borussia Dortmund është në kërkim të një sulmuesi të ri pas problemeve shëndetësore të Sebastian Hallerit.

Sipas “Sky Germany” drejtuesit e klubit gjerman janë duke tentuar ta transferojnë sulmuesin Luis Suarez.

Uruguaiani është futbollist i lirë dhe ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.

Krerët e klubit gjerman do të nisin bisedimet me Suarezin dhe po shpresojnë se do ta bindin të transferohet në Bundesliga.

Për Suarezin interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane.