Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi interesohet për Piatekun

Foto: Reuters

Borussia Dortmundi është në kërkim të një sulmuesi të ri pas problemeve shëndetësore të Sebastian Hallerit.

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë shprehur interesim për Krzysztof Piatekun e Hertha Berlinit.

Piatek po shihet si zëvendësues ideal i Hallerit për sezonin e ri, shkruan "Goal".

Dortmundi do të nisë negociatat me Hertha Berlinin dhe është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar.