Krzysztof Piatek është i gatshëm që ta kalojë periudhën e katërt në Serie A, pasi po e mendon transferimin te Salernitana si i huazuar nga Hertha Berlini.
Piatek pritet që të mërkurën t’i përfundojë testet mjekësore, kanë shkruar “Sky Sport Italia” dhe “La Gazzetta dello Sport”, të mërkurën.
Marrëveshja pritet të jetë me opsionin e blerjes në fund të sezonit, ndërsa Hertha do ta paguajë pagën e tij bashkë me Salernitanan.
Piatek karrierë ka bërë te Genoa, Milani dhe Fiorentina në Serie A.
Në sezonin e fundit ishte i huazuar te Fiorentina dhe realizoi gjashtë gola në 18 paraqitje në të gjitha garat.