Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina transferon Piatekun

Krzysztof Piatek do të jetë përforcimi i parë i Fiorentinas. Sulmuesi polak ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane.

Piatek është transferuar nga Hertha Berlini por detajet nuk janë bërë të ditura.

26-vjeçari te Fiorentina po shihet si zëvendësues i Dushan Vlahoviqit që do të shitet.

Piatek i është nënshtuar testeve mjekësore dhe pritet të prezantohet të shtunën.

Te Hertha Berlini ka bërë nëntë paraqitje në Bundesliga duke shënuar një gol.