Juventusi e ka transferuar sulmuesin Dushan Vllahoviq nga rivali i Serie A, Fiorentina, për 70 milionë euro, plus rreth 10-të të tjera bonuse.
Vllahoviq ishte i monitoruar nga një numër i madh i skuadrave të Premier Leagues, përfshirë edhe Arsenalin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, ai vendosi të transferohej në Torino në ditëlindjen e tij të 22-të. Nënshkroi kontratë katërvjeçare për gjigantin italian.
Sulmuesi ka shënuar 20-të gola në të gjitha garat për Fiorentinën këtë edicion, përfshirë katër në kualifikimet për Kupën e Botës.
Kontrata e serbit te Fiorentina skadonte në fund të edicionit 2022/23.
Në të kaluarën, nga Fiorentina, Juventusi kishte transferuar edhe Roberto Baggion, Giorgio Chiellinin, Federico Bernardeschin dhe në verën e vitit të kaluar, edhe Federico Chiesan.