Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi arrin marrëveshje me Fiorentinën për Vllahoviqin

Skuadra e Juventusit ka arritur marrëveshje me Fiorentinën për transferimin e sulmuesit Dushan Vllahoviq, ka raportuar “Sky Sport Italia”. Bëhet e ditur se Vllahoviq gjatë këtyre ditëve do të transferohet te Juventusi në një marrëveshje që kap vlerën e 75 milionë eurosh.

Bëhet e ditur se marrëveshje mes klubeve është arritur të martën pas takimit që e kanë pasur për t’i definuar të gjitha detajet e transferimit.

Po ashtu, edhe Vllahoviq ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, ku do të firmos kontratë deri në vitin 2027 me pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh. Vllahoviq është njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë pasi në vitin 2021 ka shënuar 33 gola në 43 ndeshje me fanellën e Fiorentinës.

Ai ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin e ardhshëm. Këtë sezon, 21-vjeçari ka shënuar 17 gola në 21 ndeshje në Serie A.