Timo Werner pritet të shitet gjatë kësaj vere nga Chelsea. Mediat gjermane kanë bërë të ditur se së fundmi në garë ka hyrë edhe Borussia Dortmundi.
Te klubi gjerman Wernerin po e shohin si zëvendësues ideal të Sebastian Hallerit, që do të mungojë shkaku i problemeve shëndetësore.
Krerët e Dortmundit do të nisin negociatat me Chelsean për të parë mundësinë e transferimit të Wernerit.
Werner është i pakënaqur me situatën e tij te Chelsea dhe e ka kërkuar largimin.
Dortmundi është i gatshëm ta paguajë shumën e kërkuar nga londinezët për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit gjerman.