Leipzigu i ka dhënë Tottenhamit një afat për të dhënë përgjigje nëse dëshiron ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së kartonit të sulmuesit, Timo Werner.
28-vjeçari është i huazuar te skuadra e Tottenhamit, që ka opsionin e blerjes së kartonit në fund të edicionit aktual.
Werner me Leipzigun ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy të tjerë në tetë ndeshje në Premier League të Anglisë. Tottenhamit iu bashkua në janar të këtij vitit.
Më herë karrierë ka bë edhe te Chelsea dhe Stuttgarti.
Artikuj të ngjashëm