Sulmuesi Timo Werner do të jetë pjesë e skuadrës së Leipzigut të paktën deri në verën e vitit të ardhshëm.
Mediumet gjermane kanë raportuar të hënën, se Werner ka njoftuar klubin se nuk e ka ndërmend të largohet në afatin kalimtar të janarit.
Madje, thuhet se ai tashmë ka refuzuar ofertat e disa klubeve nga Anglia dhe Italia për të mbetur te Leipzigu. Ekipi nga Bundesliga e ka nxjerrë në shitje Wernerin pasi sulmuesi nuk ka treguar formë të mirë, por tani janë të detyruar ta mbajnë deri në fund të edicionit.
27-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa me Leipzigun ka kontratë deri në verën e vitit 2026.